Juncker ironizon Brexit:Anglishtja
po humbet rëndësinë në Evropë

Juncker ironizon Brexit:Anglishtja<br />po humbet rëndësinë në Evropë
Kryetari i Komisionit Europian Jean - Claude Juncker  shprehet se “gjuha angleze  po humb rëndësinë në Europë”. Gjatë një takimi në Itali ai foli gjatë të gjithë kohës në gjuhën frënge por mesazhin e mëposhtëm e përcolli edhe në gjuhën angleze.

“Ngadalë, por pa asnjë dyshim, anglishtja është duke e humbur rëndësinë e saj në Europe. Pastaj, kemi dhe zgjedhjet në Francë”, tha Juncker. 

Shefi KE-së shtoi se vendimi i Britanisë për të dalë nga BE është tragjedi por jo e pakapërcyeshme.

"Mos të harrojmë se nuk është BE-ja ajo që e ka braktisur Britaninë, por është Britania ajo që e ka braktisur BE-në. Dhe këtu ka dallim”, u shpreh Juncker.

Kujtojmë se dy ditë më parë pikërisht May akuzoi BE se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e qershorit duke tensionuar raportet me Unionin ndërsa kanë nisur edhe negociatat Brexit (largimi nga BE)


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore