Juncker:Lojë e dyfishtë, Brexit
mund të ndajë Unionin 

Juncker:Lojë e dyfishtë, Brexit<br />mund të ndajë Unionin 
Presidenti i Komisionit Europian Jean –Claude Juncker i frikësohet faktit se Britani e Madhe gjatë proçesit të daljes nga unioni do të përpiqet të përcajë 27 vendet antëare të BE

Gjatë një interviste për një radio gjermane ai paralajmëroi se qeveria e Theresa May e cila në fund të marsit nis formalisht procedurat e divorcit me BE do të përpiqet të bëjë premtime të ndryshme më shumë shtete.

“27 vendet e Unionit ende nuk e dinë, por britanikët e dinë shumë mirë sesi të veprojnë”, u shpreh Juncker.

“Ata mund të premtojnë në gjë një shteti, dicka tjetër një shteti tjetër dhe në fund të lojës nuk do të ketë një Europë të Bashkuar. A duan hungerëzët dhe polakët të njëjtat gjëra që duan gjermanët dhe francezët? Kam dyshime serioze për këtë”, shtoi presidenti i Komisionit Europian.Sipas tij Mbretëria e Bashkuar nuk mund të negociojë marrëveshjet e saj tregtare për aq kohë sa është pjesë e BE.

Britania në 23 qershor të 2016 në referendum votoi për të qënë jashtë unionit duke shënuar edhe atë çka u konsiderua goditja e parë e BE.

Gjatë intervistës ai konfirmoi se në fund të 2019 nuk do të garojë për një mandat të dytë si president i komisionit Europian.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti