Juncker:Londra do të paguajë një
faturë të shtrenjtë për daljen nga BE

Juncker:Londra do të paguajë një<br />faturë të shtrenjtë për daljen nga BE
Kreu i Komisionit Europian Juncker paralajmëron Britaninë se do të paguajë një faturë të shtrenjtë dhe të dhimbshme për daljen nga unioni, proçes i njohur ndryshe si Brexit (Britain-exit).

Ky nuk parlajmërimi i parë i dhënë nga diplomati i cili po ashtu është shprehur se 2 vitet e negociatave për daljen nga BE po ashtu nuk do të jenë aspak të lehta.

‘Dalja nuk do të jetë e lehtë dhe pa kosto” u shpreh Juncker gjatë një fjalimi në parlamentin europian.

Sipas raporteve, pas nisjes së bisedimeve 'Brexit', Britania duhet t’i paguajë BE një shumë prej 60 bilion eurosh.

Deklarata e Juncker vjen vetëm pak kohë pasi Dhoma e Lordëve pati diskutime sa i përket faturës së BE.

Dhe nëse kjo pjesë e parlamentit britanik e pranon atëherë hyn në fuqi artikulli 50 i Lisbonës çka shënon formalisht nisjen e bisedimeve për divorcin me BE.

Në fjalën e tij Juncker u shpreh se negociatat do të jenë të vështira dhe do të duan gati 2 vite për të përfunduar.

Po ashtu do të duhen vite për të pranuar një arkitekturë të re të raporteve mes BE dhe Britanisë.

Nga ana tjetër kryeministrja britanike May është shprehur se Britania do të dalë nga tregu i përbashkët europian por ka premtuar se do të ketë tregti të lirë me shtetet europiane.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim