Juncker: Më shqetëson Trump
fushata e tij ishte e neveritshme

Juncker: Më shqetëson Trump<br />fushata e tij ishte e neveritshme
“Fushata elektorale e Donald Trump ishte e neveritshme dhe nuk ka përfaqësuar lavdinë për demokracinë amerikane,” kështu u shpreh presidenti i komisionit europian Jean Clude Juncker gjatë një interviste për një media belge.
 
Që nga koha e zgjedhjes së Trump president, ai ka shprehur shqetësim për marrëdhëniet me SHBA, madje pak ditë më parë tha se bota do të humbasë dy vite derisa manjati ta njohë atë.
 
”Pyes veten lidhur me marrëdhëniet me aleancën atlantike, e pyes veten lidhur me politikën tregtare, si dhe përpjekjet për një izolim i cili nuk është në interes as të SHBA e as të Europës” tha Juncker.

Më tej ai kujtoi edhe marrëdhëniet me presidentët e mëparshëm duke kujtuar se marrëdhëniet transatlanike nuk janë prioriteti i tyre.
 
“Për ta prioritet mbetet politika e jashtme” shtoi ai.

Gjatë intervistës ai u duk i shqetësuar duke thënë se e imagjinon nëse Trump do të bëjë realitet të gjithë çka tha gjatë fushatës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste