Presidenti i Komisionit Evropian Juncker i dërgon një mesazh të qartë presidentit të SHBA, Donald Trump duke i kërkuar që të mos mbështese fenomenin Brexit në shtete të tjera sepse një rënie e Unionit do të shkaktonte një shpërthim lufte në vendet e Ballkanit.

Një deklaratë të tillë Juncker e dha gjatë një interviste për Financial Times.

“I kërkova zvpresidentit Pence që të mos inkurajonte vendet e tjera që të largohen nga BE sepse kjo do të rrezikonte një luftë në Ballkan” shprehet Juncker duke shtuar se entuziasmi i Trump për daljen e Britanisë nga Unioni është shqetësues.

“Nëse  lëmë vetëm shtete si  Bosnje-Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Shqioëria atëherë do të kemi luftë në rajon”, tha Juncker për të përditshmen britanike. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com