Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker paraqiti sot disa sugjerime për zhvillimin e zgjedhjeve evropiane të 2019, duke mbështetur sistemin e kandidatëve “kryesues në listë” në garën për postin e drejtuesit të ri të Komisionit.

“Eksperienca që patën për herë të parë në 2014 ka funksionuar më së miri”, sqaroi Juncker në prani të medias për të prezantuar propozimet e Komisionit.

Propozimet do ti kalojnë liderëve të 27 shteteve të BE-së (pa Britaninë e Madhe) të cilët do të mblidhen në një takim jozyrtar më 23 shkurt për të diskutuar për reformat e mundshme institucionale në planin e zgjedhjeve të 2019. I takon atyre për të thënë fjalën e fundit në lidhje me ndryshime të mundshme. Zgjedhjet e planifikuara mes 23 dhe 26 majit do të rinovojnë një Parlament Evropian pa praninë e deputetëve britanikë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com