Juncker:Oferta e May mbi Brexit
hapi i parë, por e pamjaftueshme

Juncker:Oferta e May mbi Brexit<br />hapi i parë, por e pamjaftueshme
Duket se negociatat Brexit, dalja e Britanisë nga Unioni nuk do të jenë aspak të lehta.

“Oferta e kryeministres britanike Theresa May mbi të drejtat e qytetarëve evropianë për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit është hapi i parë,por i pamjaftueshëm,” kështu u shpreh presidenti i Komisionit Evropian Juncker i cili komentoi ofertën e May gjatë takimit të samitit në Bruksel.

Sipas May të gjithë qytetarët  të cilët ndodhen legalisht në Britaninë e Madhe në momentin kur vendi të largohet nga BE do të kenë mundësinë të rregullojnë statusin e tij për të qëndruar në Britaninë e Madhe.

Sipas propozimit të May, shtetasit e BE-së me leje të rregullt të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kërkohet që të largohen dhe do tu ofrohet mundësi për rregullimin e sistuatës së tyre pas Brexitit.

Kryeministrja Theresa May siguroi liderët e Unionit se çdo qytetar i BE, që jeton në Britaninë e Madhe prej 5 vitesh, do të sigurojë leje të përherëshme qëndrimi në vend dhe do të mund të mbështetet  tek benefitet shëndetësore e arsimore, edhe pas Brexit-it.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve