Juncker: T'i sigurohet perspektivë
evropiane Ballkanit Perëndimor

Juncker: T'i sigurohet perspektivë<br />evropiane Ballkanit Perëndimor<br /><br>
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker nga Bullgaria ka bërë thirrje për anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimor. Juncker ka deklaruar se pa një perspektivë të qartë evropiane, ka një rrezik potencial që në rajon mund rikthehen konfliktet, prandaj kërkon vëmendje nga BE.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të sigurohet që Ballkani Perëndimor të marrë dhe të konfirmohet edhe një herë një perspektivë e qartë evropiane.  Ka rrezik që në këtë rajon shumë të komplikuar të Evropës mund të shohim ngjarje që do t’i kthenin gjërat në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Natyrisht se ne nuk duam që kjo të përsëritet
”, tha Juncker në Sofje, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)