Juncker thirrje Merkel për ruajtje të linjës politike, pavarësisht popullaritetit në rënie

/ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i bëri thirrje kancelares Angela Merkel të mbajë një linjë politike më të përqëndruar në Gjermani sesa polika pritëse e migrantëve duke mos lënë të anashkalohet statusi i saj referuar sondazheve.
"Nuk parashtrohet këtu vetëm çështja e popullaritetit për një afat të shkurtër kohor por vetë substanca që është pjesë përbërëse e politikës", tha Juncker në një intervistë për gazetat e grupit mediatik Funke-Mediengruppe, ku disa citate të deklaratës janë publikuar sot.
Ai i bën thirrje drejtueses gjermane të mos shmangë devijimin e kursit bazuar në sondazhet e fundit.
Merkel po përballet me një valë pakënaqësish gjithnjë e më të forta brenda kampit të saj konservator në lidhje me linjën e saj të politikës të dorës së shtrirë për çështjen e refugjatëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit