Junker: Mali i Zi dhe Serbia
anëtare të BE-së përpara 2025

Junker: Mali i Zi dhe Serbia<br />anëtare të BE-së përpara 2025<br>
Lajm i mirë nga Bashkimi Europian për Serbinë dhe Malin e Zi. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker pret që dy vendet të bëhen pjesë e BE përpara vitit 2025. 

Mendoj se Serbia dhe Mali i Zi do të bëhen anëtare të BE-së para 2025-ës”, ka thënë Juncker për agjencinë e lajmeve Tanjug. Kreu i Komisionit Europian nuk ka dhënë asnjë datë për vendet e tjera aspirante për në BE si Shqipëria, Maqedonia apo dhe Kosova. 

Ndërkohë, Junker është takuar me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, dhe ka deklaruar se është i kënaqur me qëllimin e Bullgarisë për të vendosur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mesin e përparësive gjatë presidences së saj të BE-së, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online