ATHINE- Kreu i panelit të ministrave të financave të eurozonës, Zhan Klod Junker, tha se ishte "mjaft optimist", për lëshimin e një fondi prej 8-miliardë eurosh për të cilin Greqia ka nevojë, nga mesi i dhjetorit.
Pas takimit që pati me kryeminstrin e Greqisë, Lukas Papadhimos, ai tha: “Jam mjaft optimist se ne do të jemi në pozicion për të dhënë një përgjigjë pozitive sa i përket dhënies së fondit”.
Junker njoftoi se vendimi do të merret nga eurogrupi në takimin e 29 nëntorit në Bruksel, raporton europaelire.
Pas bisedimeve të hënën në Bruksel me zyrtarë evropian, Papadhimos tha se ishte në duart e udhëheqwsve politikë grekë, të japin garancionin e shkruar që kërkon BE dhe FMN.
Ndërsa Zhan Klod Junker theksoi: “Nuk ishte paraparë që Papadhimos do të kishte një letër në xhepin e tij. Por ne do të kemi një angazhim të nënshkruar nga qeveria greke përpara takimit të ardhshëm të eurogrupit”
/Shqiptarja.com

Kriza, Obama i telefonon Papadhimos: Ju mbështesim