Junta e Nigerit i kërkon ndihmë Wagner-it rus për ta mbajtur pushtetin

Junta e Nigerit i kërkon ndihmë Wagner-it rus për ta mbajtur pushtetin

Ushtria e re e Nigerit, junta, i ka kërkuar ndihmë grupit mercenar rus, Wagner, pasi po afrohet afati i fundit për ta liruar presidentin e rrëzuar të Nigerit, apo për t’u përballur me ndërhyrje ushtarake nga blloku regjional i Afrikës Perëndimore, sipas një analisti.

Kjo kërkesë erdhi gjatë një vizite të liderit të puçit, gjeneralit Salifou Mody, në shtetin fqinj Mali, ku ai e kontaktoi dikë nga grupi Wagner, ka thënë për Associated Press Wassim Nasr, gazetar dhe hulumtues i lartë në Qendrën Soufan.

Ai tha se tri burime nga Mali dhe një diplomat francez e konfirmuan takimin, për të cilin së pari raportoi France 24.

“Ata kanë nevojë për (Wagner) sepse ata do të bëhen garancia e tyre për ta mbajtur pushtetin”, tha ai, duke shtuar se ky grup po e konsideron kërkesën.

Një zyrtar ushtarak i Perëndimit, duke folur në kushte unanime sepse nuk ishte i autorizuar të fliste, tha për Associated Press se kishte dëgjuar se junta i ka kërkuar ndihmë Wagner-it në Mali.

Junta e Nigerit përballet me ultimatum deri të dielën nga blloku regjional ECOWAS për ta liruar dhe kthyer në zyre presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Bazoum, i cili e ka përshkruar veten si peng.

Shefat e mbrojtjes së shteteve anëtare të ECOWAS-it e finalizuan një plan intervenimi të premten dhe u bënë thirrje ushtrive të përgatiten, pasi një ekip ndërmjetësues i dërguar në Niger të enjten nuk u lejua të futej në qytet, apo të takohej me liderin e juntës, gjeneralin Abdourahmane Tchiani.

Pas një vizite në Mali, vend që udhëhiqet nga një ushtri junta po ashtu, Mody paralajmëroi kundër ndërhyrjes ushtarake, duke u zotuar se Nigeri do të bënte gjithçka që është e mundur për të mos u bërë “Libia e re”, raportoi televizioni shtetëror të premten.

Junta kreu grusht shtet më 27 korrik, duke e arrestuar presidentin Bazoum.

Presidenti Bazoum, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike në vitin 2021, është një aleat i ngushtë i Francës dhe vendeve të tjera perëndimore.

Nigeri ka përjetuar katër grusht shtete dhe tentative të shumta të tjera që nga pavarësimi nga Franca në vitin 1960./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 05/08/2023 17:01

    Hahahah eshte president i zgjedhur ne menyre demokratike dhe eshte pro Frances qe i ka shfrytezuar dhe masakruar me shekuj , dhe ai president eshte vegel e tyre qe te sundoj popullin . Tjua shuajne rracen ketyre kolonizatoreve dhe ata qe ju sherbejne , jane vende me pasurite me te medhaja ne bote dhe jane popujt qe vdesin urie sepse thote occidenti qe jane bere zgjedhje demokratike , sa turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij