Jupiteri do e favorizojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite/ Lexoni horoskopin për sot

Jupiteri do e favorizojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite/ Lexoni horoskopin për sot

DASHI

Pasioni do ndizet edhe me shume gjate kësaj dite për ju te dashuruarit. Do kaloni çaste fantastike te cilat nuk do i harroni kurrë. Beqaret bëjnë mire te mos luajnë me zjarrin sepse ka rrezik te digjen keq. Durimi do i çoje ne drejtimin e duhur. Buxhetin duhet ta keni gjithë kohës nen kontroll. Mos kryeni shpenzime te tejskajshme nëse nuk doni qe situata te ketë probleme.

DEMI

Do i shprehni ndjenjat pa fund gjate kësaj dite dhe partneri do ndihet me mire se kurrë me pare. Po vazhduat kështu edhe për disa kohe, jeta do ju marre një tjetër drejtim. Beqaret me shume gjase do marrin propozime serioze dhe do fillojnë histori dashurie. Me financat nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie sepse situata mund te përkeqësohet nga çasti ne çast.

BINJAKET

Dite shume ndryshe kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do jeni gati edhe për çmenduri. Beqaret do surprizohen nga një propozim qe do ju beje një i njohur dhe nuk do dini çfarë hapash te hedhin. Ne planin financiar do kenë tronditje te vogla, por qe do kërkojnë përkujdes dhe maturi. Gjendja mund te përkeqësohet me tepër nëse nuk merrni masa.

GAFORRJA

Do bëni disa gafa te pafalshme sot ne jetën tuaj ne çift prandaj dhe gjerat do marrin tatëpjetën. Do ju vije inat për gabimet e bëra, por ajo qe kaloi nuk mund te kthehet pas. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës dhe do mund ta gjejnë një person me te cilin te kalojnë disa kohe. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se kurrë me pare dhe do dini mira sa te shpenzoni.

LUANI

Yjet nuk do e favorizojnë aspak harmoninë ne çift gjate kësaj dite përkundrazi problemet do jene te njëpasnjëshme. Mos ia hidhni për çdo gjë fajin atij qe keni ne krah. Beqaret do bëjnë mire t'ia lënë gjerat kohës. Vetëm kështu gjithçka do ju ece ashtu si e kane ëndërruar. Ne planin financiar do i kuptoni me ne fund gabimet e kryera dhe do gjeni një mënyrë për t'i ndrequr.

VIRGJERESHA

Nuk duhet te kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mire do jete t'i merrni gjerat sa me shtruar. Ai do ju dashuroje sipas mënyrës se tij. Beqaret do ndihen te lumtur pranë disa personave qe sapo kane njohur dhe do jene gati te fillojnë një lidhje me ta. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni te qete.

PESHORJA

Do i qëndroni shume besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do tundoheni aspak nga joshja qe do ju bëjnë persona te trete. Beqaret nuk duhet ta ndalojnë veten për asnjë gjë sepse përndryshe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar për shume kohe. Financat do dobësohen paska për shkak te disa shpenzimeve te nevojshme qe do ju duhet te kryeni.

AKREPI

Ju do jeni shume xheloze për partnerin gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do e lejoni atë te dale me miqtë e tij. Kujdes sepse po vazhduat kështu do e humbni shpejt. Secili ka nevoje për lirinë e tij. Beqaret nuk do e kenë mendjen fare tek krijimi i një lidhjeje edhe pse do joshen gjithë kohës. Venusi do ua mbroje gjithë kohës financat. Do kryeni pa frike shpenzimet me te domosdoshme dhe do hiqni para mënjanë.

SHIGJETARI

Nuk do i shprehni aq sa duhet ndjenjat tuaja sot dhe nuk do mund te ruani dot një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift. As beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, kështu qe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Kalojeni kohen e lire me miqtë apo me familjaret. Ne planin financiar fatmirësisht nuk priten probleme te mëdha. Vështirësi mund te keni, por me pak kujdes do i kaloni.

BRICJAPI

Ka rrezik te bëni gabime sot ne jetën tuaj ne çift dhe pa dashur do e lëndoni tej mase partnerin tuaj. Kjo mund te sjelle pasoja ne lidhjen tuaj. Beqaret do jene te papërqendruar dhe as qe do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Me vone do i kërkojnë, por nuk do i gjejnë dot me. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme dhe mund te kryeni edhe ndonjë investim.

UJORI

Jupiteri do e favorizoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do dashuroheni pa fund me partnerin tuaj dhe mund te mendoni edhe ta zgjeroni familjen. Beqaret do zhgënjehen shume nga një person dhe nuk do duan te hedhin asnjë hap me tutje. Ne planin financiar nuk duhet te dorëzoheni përballë problemeve qe do ju dalin. Me pak sakrifica mund t'ia dilni mbanë.

PESHQIT

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e keni dëshiruar. Beqaret ka shume mundësi te bien ne dashuri me një koleg pune te cilin gjithë kësaj kohe e kane injoruar. Çështjet financiare do i mbani gjithë kohës ne vëmendje prandaj nuk pritet asnjë problem. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës