TIRANE - “Biznesi duhet të sigurohet që çdo hap i qeverisë së re në lidhje me politikën fiskale do të konsultohet me publikun, sipas standardeve të detyrueshme, të njohura dhe praktikave më të mira”, thekson, nga ana e saj edhe avokatja Ardjana Shehi, e Kalo & Associated. Një nga pikat e rëndësishme të programit qeverisës për t’u finalizuar është edhe pjesa që i takon politikës fiskale.
Ashtu siç është sugjeruar nga Banka Botërore, në lidhje me këtë, pritet konsolidimi fiskal, një plan joambicioz investimesh dhe përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve publike, kryerja e pagesave të prapambetura ndaj privatit. Mbi të gjitha pritet që kampi fitues të njohë domosdoshmërinë dhe ndikimin e zbatimit të rregullave fiskale me qëllim efektivitetin e politikave fiskale, si një element i stabilizimit makroekonomik, thekson ajo.
Pritet që siguria juridike efektive, në veçanti për biznesin, të jetë një nga bazat mbi të cilat po finalizohet programi. Ky është parim kushtetues, detyrim në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të pranuara nga Shqipëria, test i rëndësishëm për vlerësimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, pasi tashmë siguria juridike efektive është pritshmëria kryesore e biznesit.
Për këtë arsye, thakson ajo, programi final duhet të ofrojë garancitë përkatëse, duhet të përmbajë veprime dhe shërbime efektive konkrete të hartuara mbi bazën e shqetësimeve dhe problemeve të biznesit, për ta siguruar atë se në çdo kohë do të jenë në gjendje të parashikojnë në mënyrë të arsyeshme pasojat ligjore që ndikojnë në investimet e tyre, pra, të përmbajë shërbime konkrete për të mënjanuar çdo potencial për pasiguri juridike që mund të shkaktohet nga mungesa e qëndrueshmërisë së legjislacionit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com