Juristët Luan Omari, Ismet Elezi dhe Niazi Jaho nderohen me titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’, Veliaj: Tirana vlerëson këdo që i shërben

Juristët Luan Omari, Ismet Elezi dhe Niazi Jaho nderohen me titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’, Veliaj: Tirana vlerëson këdo që i shërben

Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës ka nderuar dje me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, tre konsitucionalistët e njohur, Prof. Dr. Luan Omari, Prof. Dr. Ismet Elezi dhe juristin Niazi Jaho, në një ceremoni të veçantë, ku u nënvizua kontributi i tyre për shumë vite në këtë fushë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh mirënjohës për kontributin e tyre të shquar. “Shumë faleminderit Niazi Jahos, Luan Omarit dhe Ismet Elezit për tre shekuj kontribut - janë thuajse 300 vite angazhim në shërbim të komunitetit dhe vendit tonë. Është bekim i madh që ju kemi mes nesh dhe një mundësi e jashtëzakonshme që, secili prej nesh t’jua shprehë në sy mirënjohjen dhe falenderimin. Tirana është një qytet ku mund të ketë kulla të larta, bulevarde të mira, mund të presë presidentë, mbretër e mbretëresha, por nëse ky qytet nuk kujton ata që kanë dhënë kontribut, që e kanë shkrirë jetën, pasionin, kohën, energjinë e tyre me të, atëherë ky qytet është një qytet gjysmak. Sot do të doja që ky qytet të ishte aq i lartë në formën e tij shpirtërore, sa edhe në kullat e tij, të jetë aq i gjerë në zemërgjerësinë dhe në mirënjohje, sa edhe bulevardet e sheshet e reja”, tha Veliaj.

Ai shtoi se emrat si Niazi Jaho, Luan Omari dhe Ismet Elezi janë figura të denja për respektin e qytetit një milionësh të Tiranës. “Më shumë se sa përlëvdim i punës dhe i jetës së tyre, është një sfidë për jetën dhe shërbimin tonë, nëse do të jemi të denjë që një ditë të kemi këtë mirënjohje dhe falenderim. Një gjë është e sigurt: historia, koha dhe kontributet kanë provuar se Niazi Jaho, Luan Omari dhe Ismet Elezi janë të denjë për respektin e qytetit tonë një milionësh dhe janë të denjë për të gjithë ata breza, një pjesë e të cilëve janë këtu sot, që janë në majat e karrierës së tyre. Siç e thotë shprehja: ‘Çdo majë e një mali është rrëza e një mali tjetër’, por rëndësi ka që mali është i fortë dhe themelet po aq të forta falë kontributit të tre personaliteteve që nderojmë sot me titullin ‘Mirënjohja e Qytetit të Tiranës’”, tha Veliaj.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, ish ministër i Drejtësisë, vlerësoi lart kontributin e tre personaliteteve dhe u shpreh se ata, me veprën e tyre, i kanë shërbyer brezave, drejtësisë dhe vendit.

Ndërkaq, Prof. Dr. Ismet Elezi, tha: “Ju falenderoj nga zemra për organizimin e kësaj ceremonie, të cilën nuk e kishim menduar, por veçanërisht kryetarit të porsazgjedhur të Bashkisë i uroj suksese, nder dhe lavdi në detyrën tij. E falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen që ka zgjedhur tre persona, të cilët janë shokë dhe miq shekullorë, punëtorë të orës së parë në drejtësi, me ndjenjën e lartë përgjegjësisë, të ndershmërisë, të ndërgjegjes kombëtare dhe të aftësisë profesionale, duke dhënë kontributin maksimal për drejtësinë tonë”.

Edhe Prof. Dr. Luan Omari dhe juristi i njohur, Niazi Jaho shprehën mirënjohjen e tij për këtë vlerësim: “Ju faleminderit për këtë pritje dhe këtë peshqesh shumë të bukur. I falenderoj të gjithë kolegët e mi që janë këtu dhe shpresoj të kemi ende fuqi që të japim diçka për këtë vend të bukur që trashëgojmë”.

Titulli “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës” tre figurave të njohura akademike iu dha për kontributin e shquar akademik në pasurimin e mendimit juridik, në fushën e kërkimit shkencor, në çështjet kushtetuese e shtetit të së drejtës, në zhvillimin e arsimit të lartë juridik, për përgatitjen e shumë brezave të juristëve dhe profesionistëve të rinj, forcimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri si dhe promovimin e vlerave më të mira në komunitetin e qytetit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetare: 09/06/2023 15:30

    Respekt per keta eskperte dhe qytetare te shquar! Jete te gjate dhe shendet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?