Juristi italian, Giancarlo Vallone: Si u integruan emigrantët arbëreshë para 500 vitesh në Itali

Juristi italian, Giancarlo Vallone: Si u integruan emigrantët arbëreshë para 500 vitesh në Itali

Giancarlo Vallone, jurist italian

Juristi italian Giancarlo Vallone ka sjell në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike një kumtesë mjaft interesante mbi emigrimet e popujve në Itali gjatë epokës së Skënderbeut. Kumtesa kishet të bënte “Kushtet juridike në epokën e Skënderbeut, sllavëve, grekërve, të cilët emigruan në Itali gjatë kohës së Skenderbeut”, por edhe në shekullin më pas në vitet 1500. Giancarlo Vallone ka vënë në dukje  rrugën e vështirë të integrimit të emigrantëve në shoqërinë italiane.

“Konkluzionet e këtyre relacioneve të mija kanë të bëjnë në Italinë e viteve ‘300-400, Republikës së Venecias, Mbretërisë së Napolit, Sicilisë, Kalabrisë, Pulias, ku më rezulton se kishte një mikpritje të emigratëve, por edhe një kontroll të tyre, ndërkohë edhe një integrim shumë të ngadaltë, ku këta grekë, shqiptarë dhe sllavë shkonin të banonin në shtëpi enkas për ta dhe integrimi me Italinë u bë pak nga pak”. Juristi Vallone tha se, “në vitet që erdhën integrimi u konsolidua, për shembull popullsia arbëreshe ishte e vetëdijshëm për origjinën e tyre, por edhe të favorshëm në bashkimin e Italisë për motive të ndryshme, dhe konservonin në zona të ndryshme prejardhjen e tyre antike”.

“Unë studiova vitet 1400, dhe e konsideroj Skënderbeun një simbol të Perëndimit, dhe kulturës Perëndimore, dhe është një pikë shumë e rëndësishme për ndërtimin e një ideje të një Europe më të gjerë, që nuk përgjigjet me Europën Perendimore klasike, dhe si jurist, e ndryshme nga e drejta romane”, – tha ai.

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor e për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit. Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, në muajin nëntor, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. Në këtë muaj (nëntor) do të ketë dhe një sërë veprimtarish të mëdha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuq e zi: 05/10/2018 11:41

    Sipas gojes se arberesheve martesa e pare italo-arbereshe ka ndodhur 150 vjet pas ngulitjes se tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë