Justifikimi i Berishës për mungesën
në votimin për çështjen e CEZ-it

Justifikimi i Berishës për mungesën<br />në votimin për çështjen e CEZ-it
Ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili në një kohë është akuzues dhe i akuzuar për aferën CEZ nuk ishte i pranishëm në votimin e Kuvendit për nismën e PD-së për hetim ndërkombëtar të përshpejtuar.

Berisha është justifikuar me faktin se ishte keqputuar nga përfundimet e mbledhjes së Konferencës së Kreytarëve, ku u tha se ligjin kalon me shumicë të cilësuar votash.

Justifikimi i Berishës për mungesën në votim:
 
Nuk ka asnje terheqje nga kerkesa ime per hetim nderkombetar per mega-aferen korruptive te marreveshjes Rama - Meta - ÇEZ. 
- Kam qene inisiatori per ndermarrjen e ketij hetimi dhe do te bej çdo gje qe kam ne dore per kete hetim
- Te gjitha zhvillimet deshmojne se kerkesa ime eshte e drejte dhe jetike per zbardhjen e nje afere korruptive te marreveshjes me ÇEZ, te firmosur ne kulisa nga Edi Rama, qe ju kushton qytetareve shqiptare 1200 euro secilit, si dhe te lidhjeve te DIA-s me ÇEZ, Ilir Meten qe ju kushton qytetareve shqiptare 135 milione euro
- Mungesa ime dje ne votim kishte shkak te vetem nje keqkuptim timin mbi proceduren dhe menyren e votimit pasi mazhoranca ne mbledhjen e konferences se Kuvendit me absurditet e kishte cilesuar projektligjin si organik, pra qe duhet te votohet me 3/5.
Te gjitha komentet e papagajve te qeverise, te deshmitareve te saj te rreme qe nxijne me pranine e tyre ne studiot televizive por dhe te eklektikeve dhe relativisteve pra kripto-avoketerve te qeverise jane absolutisht pa baza.
Duke denuar dhe nje here perpjekjen e Edi Rames per ti shpetuar gjykimit nderkombetar per marreveshjen qe kushtoi 1200 euro çdo qytetari shqiptar pohoj dhe njehere se:
- Une kam konsideruar dhe konsideroj hetimin nderkombetar per dosjen e ÇEZ nga alfa tek omega e saj, jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit dhe do bej gjithçka per realizimin e tij! Sb
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool