Një vogëlushe që vuan nga një lloj kanceri i pashërrueshëm, ka realizuar ëndrrën e saj, duke takuar për një ditë këngëtarin Justin Bieber.
Avalanna Routh kishte shprehur dëshirën të takonte ditën e Shën Valentinit idhullin e saj Justin Bieber, i cili nuk i tha jo kërkesës së saj.
Justin e vizitoi vogëlushen dhe të dy kaluan një mbasdite të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit,  duke luajtur me letra, duke ngrënë embëlsira si dhe duke firmosur autografe për njëri-tjetrin pasi vendosën që do të martoheshin. Këngëtari adoleshent Justin Bieber u kënaq në shoqërinë e vogëlushes dhe shkroi në Twitter se, “ kjo ishte gjëja më e mirë që ai kishte bërë në jetë”.