Justin Timberlake shfaqet i prangosur dyerve të gjykatës, refuzoi tre herë të bënte testin e alkoolit (FOTO)

Justin Timberlake shfaqet i prangosur dyerve të gjykatës, refuzoi tre herë të bënte testin e alkoolit (FOTO)

Këngëtari Justin Timberlake është shfaqur i prangosur teksa del nga gjykata, pasi u arrestua nga policia, pasi u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur në Hamptons.

Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës (18 qershor) në Sag Harbor, Nju Jork. Ylli i popit u lirua pa kusht, ndërsa data e ardhshme e gjyqit u caktuar për 26 korrik.

Këngëtari injoroi shenjën ‘STOP’ të policisë dhe u largua, ndërsa u arrestua pak minuta më vonë. Justin refuzoi të bënte testin e alkoolit tre herë duke pretenduar se kishte pirë vetëm një gotë Martini.

Akuzat e ngritura ndaj tij kanë të bëjnë me dy shkelje. Fillimisht këngëtari nuk është ndalur tabelës STOP, e për më tepër ka qenë në anën e kundërt të autostradës.

43-vjeçari ka dy koncerte të planifikuara në Çikago këtë javë, pasuar nga paraqitjet në Madison Square Garden në Nju Jork në ditët në vijim por nuk dihet ende nëse këto evente do të shtyhen apo jo.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Gjasula, 'Luftëtari' që mban gjallë ëndrrën e kombëtares shqiptare për kualifkim

Gjasula, 'Luftëtari' që mban gjallë ëndrrën e kombëtares shqiptare për kualifkim