Jessica Biel thotë se i fejuari i saj Justin Timberlake e ndihmon të bëj zgjedhjet e veshjeve. Aktorja shprehet se ajo nuk është shumë e mirë kur është fjala te moda, dhe se Justin madje e ka zgjedhur unazën e saj të fejesës pa ndonjë kërkesë të saj. “Nuk kam pasur asgjë të them rreth unazës. Nuk di të mikromenaxhoj. Ai është i guximshëm në zgjedhjet e tij dhe ka një sy të vërtetë për dizajn. Dhe, do të jem e sinqertë, ai ka shije shumë më të mirë se unë”. “Kur dal nga dollapi pasi vishem në mëngjes, bëj kështu [duke çuar vetullat lartë, ‘si thua?’], dhe ai ma kthen kështu [duke shkundur kokën, ‘jo’]. Pastaj ai zgjedh sërish. Është zbavitëse”, ka thënë Biel për revistën InStyle.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com











