Juventusi ka arritur një fitore të lehtë në shtëpi përballë Genoas me rezultatin 2-0 me golat e Dybala dhe Higuain. Bardhezinjëve ju ka mjaftuar nga një gol në të dyja pjesët dhe kjo i ka çuar më afër Kupër së Italisë, pasi kanë kaluar në çerekfinale.

Golin e parë e realizoi Paulo Dybala, i cili shënoi nga një distancë prej 18 metrave në minutën e 43. Vendasit shënuan sërish gol në të minutën e 77 ku protagonist ishte Dybala me një pasim të saktë në drejtim të Gonzalo Higuain, i cili nuk e humbi rastin dhe shënoi golin e dytë.

Në minutën e 82 pati një shpresë për gol nderi për miqtë, një penallti e cila u akordua por më pas u anullua pas shikimit të kamerave. Juventusin tashmë e pret në çerekfinale skuadra e Torinos, e cila fitoi në transfertë përballë romës me rezultatin 2-1.