Mbyllet kampionati italian i futbollit me Juventusin sërish kampion, teksa Interi arriti që të fitonte betejën me Atalantën për vendin e dytë, por jo të rivalizonte bardhezinjtë për të thyer hegjemoninë. Zikaltërit e drejtuar nga Antonio Conte mbrëmë fituan me 2 gola përballë Atalantës duke vulosur vendin e dytë. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte deklarata e trajnerit Conte në fund që nuk e kurseu sulmin kundër klubit duke akuzuar drejtuesit se nuk e kanë mbrojtur ekipin këtë edicion.
"Puna ime dhe futbollistëve nuk është vlerësuar. Jam mbrojtur shumë pak nga klubi. Juve është e fortë në fushë, por edhe si shoqëri" tha ai duke shkaktuar një furtunë në ambientin zikaltër. Në krahun tjetër Juve ngriti trofeun e radhës me mendjen te Championsi. Risia e këtë edicioni në Serie A ishte fituesi i 'Këpucës së Artë'. Sulmuesi i Lacios, Imobile arrti që të thyen dyshen Ronaldo-Mesi duke rrëmbyer trofeun personal me 36 gola të shënuar.
Gjithe bota nga 2 parti ne duam 222
Përgjigju