Juve nuk është gati për në Europë
Reali kalon lehtësisht Liverpulin

Juve nuk është gati për në Europë<br />Reali kalon lehtësisht Liverpulin
Italia nuk bind në Europë, pas disfatës së Romës mbrëmë, sonte ka qenë radha e Juventusit për t’u mposhtur nga grekët e Olimpiakosit me rezultatin minimal 1-0. Për ironi të fatit heroi i takimit ishte lojtari me origjinë shqiptare Pajtim Kasami.

Me këtë humbje Juve ndërlikon pozitat në grup edhe pse duhet edhe tre ndeshje për të përcaktuar dy ekipet e para që do të kalojnë më tej. Ndërsa Atletico Madrid fitoi 5-0 me Malmo. Me këtë rezultat Juve zbret në vendin e tretëme 3 pikë, ndërsa Atletico dhe Olimpiakos kryesojnë me nga 6 pikë.

Reali i Madridit shkatërron Liverpulin 0-3 në 41’ me golat e Ronaldos dhe dy të Benzemasë. Leverkusen fitoi me Zenitin 2-0,  ndërsa Monaco dhe Benfica ndahen në barazim pa gola. Anderlehti i Hasit nuk arriti të ruante avantazhin ndaj Arsenalit duke humbur 1-2, ndërsa Dortmundi siguroi një fitore të çmuar me Gallatasarain 0-4.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë