Juve rifutet në garë për kualifikim
fitojnë Reali e Dortmundi, gol Gashi

Juve rifutet në garë për kualifikim<br />fitojnë Reali e Dortmundi, gol Gashi
Juventusi rimerr vendin e dytë në grup pas fitores në ndeshjet e kthimit të vlefshme për grupin A në Champions League përballë Olimpiakos. Ndeshja ka qenë dramatike deri në fund, teksa “Zonja e Vjetër” i është falur golit të Pogba, pasi golat e Pirlos dhe autogolin e Robertos i kanë barazuar Botia dhe Ndinga për grekët.

Atletiko Madrid fitoi 0-2 me Malmo. Në grupin B, Baseli fitoi 4-0 me Razgrad, një nga autorët e golave ishte edhe shqiptari Gashi. Ashtu sikur pritej, Reali i Madridit mposhti Liverpulin 1-0 me golin e Benzemasë. Në grupin C, Leverkuseni dhe Benfica fituan ndaj Zenitit dhe Monacos.

Leverkusen kryeson me 9 pikë, Monaco në vendin e dytë me 5. Në grupin D, Dortmundi rikthehet te fitorja pas humbjes në kampionat duke shkatërruar Gallatasarain 4-1. Arsenali u ndal në shtëpi nga Anderlehti i Besnik Hasit në një barazim 3-3.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë