Juventus, Allegri kërkon garanci për
të ardhmen, kusht Pogba dhe blerjet

Juventus, Allegri kërkon garanci për<br />të ardhmen, kusht Pogba dhe blerjet
Qëndrimi i Pogba si dhe disa blerje cilësore janë kushtet e trajnerit bardhezi Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri kërkon garanci teknike për të ardhmen përpara se të rinovojë kontratën dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të bardhezinjve, Beppe Marotta misioni duke i realizueshëm.

Pas përfundimit të takimit kundër Palermos në fundjavë tekniku u shpreh se më parë duhet të shohë programin që kanë drejtuesit dhe me pas do të vendosë. Ndërkohë që nga Franca vinë zëra se ka një interesim për Allegrin nga ana e PSG por, nga ana e tij Marotta nuk duket i trëmbur madje, shprehet i sigurt se tekniku toskan do të vazhdojë të drejtojë bardhezinjtë. Merkato e Juventusit varet nga Paul Pogba, gjithsesi duket se mesfushori nuk e dëshiron largimin nga kampionët e italisë.

Situatë ndryshe është ajo e sulmuesit Alvaro Moratta. Reali i Madridit ka të drejtë ta riblejë spanjollin për shumën e 30 milionë eurove dhe mundësitë që ky transferimin të mos realizohet janë të vogla. Një tjetër emër që po përmendet shpesh është ai Leonardo Bonucci-t. Mbrojtësi kërkohet me ngulm nga trajneri i ardhshëm i Chelsea, Antonio Conte, por drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmend të heqin dore nga shërbimet e 27-vjeçarit. Por tek bardhezinjtë nuk ka vetëm konfirmime, priten edhe afrime.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Henkrik Mhkitaryan prej kohësh është vënë në krye te listës së dëshirave nga trajneri Allegri. Pjesë e kësaj liste jane dhe Andre Gomes i Valencias dhe N’Golo Kante i Leicester. Por në krye të listës qëndron sulmuesi Edinson Cavani. Dyshja drejtuese e merkatos së klubit bardhezi, Paratici-Marotta prej kohësh kanë nisur punën për transferimin e urugaianit. Sigurisht që konkurrenca është e madhe duke patur parasysh se për 29-vjeçarin janë të interesuara disa klube nga Premier League, por drejtuesit e Juventusit do të bëjne maksimumin për të pasur shërbimet e “El Matador” në mënyrë që të kënaqin dëshirat e Allegrit.


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)