Juventus fiton derbin e Italisë përballë Interit me rezultatin 2-0 dhe marshon drejt titullit kampion. Zikaltërit u treguan edhe njëherë tjetër të pafuqishëm për të ndalur kampionët e Italisë duke treguar se diferencat janë shumë të mëdha dhe se akoma nuk janë gati për të sfiduar ‘Zonjën e Vjetër’ që pavarësisht se luajti në mesjavë ishte më e freskët e kurrë në derbi.
Në pjesën e parë vlen të theksohet një tranversë e Hernanes në fillim që shtangu miqtë, ndërsa goli për vendasit erdhi në pjesën e dytë.
Fillimisht ishte Bonuçi që shfrytëzoi asistin e pavullnetshëm nga D’Ambrosio në një goditje të lirë pa pretendime nga Dybala.
Ndërsa për të vulosur gjithçka mendoi Morata, që sapo u fut në fushë fitoi një penallti të cilën e shndërroi sërish vetë në gol duke mbyllur gjithçka.
Sot do të zhvillohen ndeshjet 19:00 Lazio – Sassuolo, 21:00 Fiorentina – Napoli.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com