Juventus ka fituar 2-0 kundër Lazios së Strakoshës duke fituar matematikisht kupën e Italisë për herë të 12.
 
Skuadra e Alegrit ka fituar në sajë të dy asisteve të mbrojtësit Sandro, i cili i bëri të mundur Bonuçit dhe Alvesh që ta çonin topin në rrjetë dhe të vulosnin fitoren e sotme.
 
Portieri shqiptar që mbronte portën e Lazios u tregua profesionist i vërtetë përballë Juventusit, por sulmuesit e skudarës së tij nuk ishin në formë dhe shpërdoruan shumë raste që mund të ndryshonin fatin e lojës.
 
Juventusi ka arritur të fitojë për herë të tretë radhazi kupën e Italisë dhe tashmë është i qetë që të fokusohet në finalen e Champions Leagues, që do të luhet në Cardif më 3 qershor.



Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com