Juventus do përballet nesër me gjyqin për fshehje të të ardhurave dhe pagesat e lojtarëve në të zezë. Pas heqjes së 10 pikëve për plusvalencat, duket se "Zonja e Vjetër" ka gjetur akordin me Prokurorinë në Itali për një gjobë ose heqjen e deri në -2 pikë.
Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, bardhezinjtë dhe prokurori që po heton çështjen, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët mbi dënimin e hetimit të dytë të hapur për Juventusin, atë të manovrës së rrogave. Përveç plusvalencave, për të cilat u dënuan me heqjen e 10 pikëve në renditje, torinezët po hetohen edhe për fshehjen e rrogave që kanë paguar në të zezë dhe akorde të paligjshme me klube të tjera duke manipuluar bilancet.
Media italiane bën të qartë se Juventusi dhe Prokuroria kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë rënë dakord mbi dënimin që duhet të marrin bardheznjtë, pasi procesi i parashikuar për datën 15 qershor, është afruar për ditën e nesërme.
Pritet një gjobë e majmë për Juventusin, ose heqja e pak pikëve, 2 të tilla, që nuk lënë përfundimisht jashtë Europës skuadrën, edhe pse praktikisht e zbresin në Conference League. Nuk përjashtohet as hipoteza e gjobës maksimale dhe mosprekja e pikëve.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
82.4%
-
Jo
11.2%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 4354
Lajme të tjera
-
Dëmtimi e mban jashtë Champions League, i pafati Amir Rrahmani humbet Real Madridin
21 Shtator, 16:21
-
GOLAT/ Roma i shënon 7 herë Etrit Berishës, shkëlqejnë Dybala - Lukaku! Fiore mund Atalantën
18 Shtator, 10:00
-
GOLAT/ Interi 'shuplakë' Milanit në derbi, zikaltërit kryesojnë Serinë A! Juventusi mposht Lazion, Genoa ndal Napolin
16 Shtator, 22:51
-
Cristiano Ronaldo ngre padi kundër Juventus-it
16 Shtator, 16:32
-
Një vit pa fitore, Stefano Pioli para derbit: E kaluara s'ka rëndësi, Kjaer është gati
15 Shtator, 14:37
-
Nga Bayern Munich në Serie A, sulmuesi shqiptar: Gati për debutimin, kam model Goretzkën
15 Shtator, 13:31
-
Nesër Inter - Milan, 15 kuriozitetet dhe statistikat që nuk i dinit për derbin e 'Madonninës'
15 Shtator, 12:18
-
Francesco Totti: Vitin tjetër rikthehem te Roma, Mourinho njëshi i trajningut
15 Shtator, 10:48
-
Shkëlqimi me Kombëtaren, Kristjan Asllani kërkon 'kokën' e Milanit: Kam besim se fitojmë në derbi
12 Shtator, 16:15
-
Pezullim i gjatë dhe prishje e kontratës, Paul Pogba rrezikon largimin nga futbolli! Pozitiv me doping
12 Shtator, 10:26
-
Lukaku s'ndalet në stërvitje, ul në tokë mbrojtësin dhe shënon supergol! Gëzojnë tifozët e Romës (VIDEO)
6 Shtator, 16:03
-
Zyrtare/ Interi dhe Simone Inzaghi së bashku deri në vitin 2025
5 Shtator, 12:26