Juventus ka arritur të marrë fitoren në përballjen me Spezian duke e mundur me rezultatin 2-0.

Që në minutat e para të ndeshjes, më konkretisht në minutën ‘9 u shënua gol nga sulmues serb Dusan Vlahovic.

Ndërsa goli i dytë u shënua në minutat e fundit nga Milik.

Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lecces. Colombo pati shansin e artë të kalonte mysafirët në avantazh me penallti në minutën e 25-të, por e humbi. Kjo duket se e ndezi pak lojën.

Golin e parë për napoletanët e shënoi Elif Elmas e parë në minutën ’27, ndërsa Colombo vendosi barazspeshën në minutën ‘31.