Juventus luan sot 'ndeshjen' e sezonit, Kolegji i Garancisë vendos për heqjen e 15 pikëve

Juventus luan sot 'ndeshjen' e sezonit, Kolegji i Garancisë vendos për heqjen e 15 pikëve

Foto ilustruese

Këtë të mërkurë në 14:30 ka marrë jetë seanca gjyqësore e Juventusit, me bardhezinjtë që kërkojnë heqjen e dënimit me 15 pikë në Serie A dhënë nga Gjykata Federale e Apelit, e cila sanksionoi bardhezinjtë për shkak të aferës me fitimet kapitale apo edhe shkeljes së dyshuar të tatimeve.

Në seancën gjyqësore do dëshmojë edhe Bordi i Garancive të CONI (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian) i cili është thirrur për të shprehur mendimin e tij për këtë çështje. Seanca është “e hapur”, me avokatët që do të mund të paraqesin arsyet e tyre para dhomës së këshillit, me vendimin që mund të dalë nga sot deri në 5 ditët e ardhshme (jo më vonë se kaq).

Tre mënyra të mundshme/  Kolegji i Garancisë do të jetë në gjendje të tregojë tre mënyra për të ndjekur çështjen. 1. Të refuzojë ankesën dhe më pas të konfirmojë heqjen e 15 pikëve. 2. Të pranojë ankesën pa shtyrje (anulohet dënimi) ose të pranojë ankesën me shtyrje. Në këtë pikë 'topi' do të kthehej në Gjykatën Federale e cila do të kishte për detyrë të riformulonte dënimin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim