Juventus mbledh bordin e aksionerëve, Agnelli: Nuk e kam të lehtë të largohem nga posti i presidentit

Juventus mbledh bordin e aksionerëve, Agnelli: Nuk e kam të lehtë të largohem nga posti i presidentit

Andrea Agnelli, ish-presidenti i Juventus

Andrea Agnelli ka drejtuar për herë të fundit mbledhjen e aksionerëve të Juventus. Ish-presidenti dhe dorëheqje nga posti i tij pas më shumë se 12 vitesh, kjo për shkak të hetimit nga Prokuroria në lidhje me dyshimet për fshehje të ardhurash apo tjetërsim në bilancet financiare te "Zonja e Vjetër". Agnelli ka folur edhe për vështirësinë e këtij vendimi, teksa për të mbi gjithçka është skuadra. Askush nuk ka vepruar kundër rregullave financiare sipas tij, ndërsa vendin e presidentit te Juventus do e mbajë Gianluca Ferrero.

"Vendimi për t'u larguar nga posti i presidentit nuk ishte i lehtë. Unë gjithmonë kam bërë maksimumin për të marrë rezultatet më të mira brenda dhe jashtë fushës dhe këto kanë qenë rezultate të jashtëzakonshme. Ishte një vendim që e mora me bindje dhe në qetësi të plotë. Kompania është thirrur të mbrojë pozicionin e saj. Personalisht jam i bindur se ka bërë mirë vitet e fundit dhe vërejtjet ndaj nesh nuk janë të justifikuara. Megjithatë kompania duhet të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Mbroni interesat e klubit. Për këtë arsye, mendova se ishte e përshtatshme të bëja një hap prapa. Prandaj Juventusi është para gjithçkaje dhe të gjithëve. Deri në fund", tha ish-presidenti Agnelli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja