Juventus mposht edhe Udinesen,
Lazio ndalet në Cagliari

Juventus mposht edhe Udinesen,<br />Lazio ndalet në Cagliari<br>
Asnjë problem për Juventus edhe në javën e 28-të të Serie A. Kampionët në fuqi të Italisë kanë mposhtur 2-0 Udinesen në “Allianz Stadium” dhe tashmë janë 2 pikë para Napolit, që do të luajë në mbrëmje në “San Siro” ndaj Inter.
Dybala shënoi golin e parë në minutën e 20-të dhe Allegri çlirohet. Higuain humbet penallti në minutën e 38-të. Gjithsesi, Dybala në fillimin e pjesës së dytë shënon golin e dytë. Fiton Juventus, pavarësisht miqve për të shënuar një gol nderi.
Surpriza e së dielës ishte fitorja 2-1 e Cagliari-t ndaj Lazios. Një humbje që rëndon për bardhekaltrit, që tashmë rrezikojnë vendin e katërt, teksa Inter i kërcënon nga poshtë. Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Fiorentina-Benevento 1-0, Bologna-Atalanta 0-0, Crotone-Sampdoria 4-1, Sassuolo-SPAL 1-1.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament