Denis Zakaria në verë zgjodhi të lërë Juventus dhe të kalojë në formë huazimi për një vit te Chelsea. Blutë e Londrës nuk e dëshirojnë më 25 vjeçarin e kombëtares së Zvicrës, duke dashur ta rikthejnë në janar te Zonja e Vjetër. Edhe në kushtet kur Kante nuk është pjesë e mesfushës së Chelsea, trajneri Potter nuk e ka preferuar lojtarin me origjinë nga Kongo.
Prej muajsh me Chelsea, Zakaria nuk ia ka dalë të debutojë me ekipin e ri. Janari është pranë dhe një largim i tij nga Chelsea nuk është i pamundur para fundit të sezonit. Në sipërfaqe tanimë kanë dalë dy skuadra të reja që kërkojnë shërbimet e tij. Monaco në Francë dhe Dortmund në Gjermani e kërkojnë lojtarin në huazim qysh në merkaton e dimrit. Në janarin e këtij viti Juve shpenzoi 27 milionë euro për shërbimet e tij, duke u blerë kartonin nga Borussia MGladbach.