Mediat në Itali kanë zbuluar sot se Juventus ka paguar 5 mln euro për dy futbollistët Rabiot dhe Ramsey të cilët u tha se janë marë me parametër zero. Arseyja është se klubit bardhezi siç ndodh në këto raste i është dashur të paguajë agjentët e transferimit. Në këtë rast 1.4 mln euro i janë paguar atij të Rabiot dhe 3.6 atij te Ramsey-t.
Aktualisht të dy futbollistët ende nuk janë përshtatur me lojën e Juventusit, pasi në shumicën e rasteve i kanë nisur ndeshjet nga stoli. Gjithsesi nga të dy mesfushorët pritet shumë pasi janë lojtarë potenciali i të cilëve nuk diskutohet.
Komento