Tani është edhe zyrtare, Manuel Locatelli ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Juventusin. Ka qenë vetë klubi i Serie A që ka komunikuar marrëveshjen e re deri në vitin 2028 pas zgjatjes edhe për dy vite të tjera. Nënshkrimi vjen në një moment veçanërisht pozitiv për “Loca”, i cili u rikthye te golat ndaj Milanit dhe ishte protagonist i një serie të mirë paraqitjesh edhe në kombëtare.
Rinovimi i Locatelli-t pason atë të Federico Gatti-t dhe i paraprin atij të Nicolo Fagiolit, i cili është afër firmës për të qëndruar bardhezi, pavarësisht aferës së basteve, që do ta mbajë jashtë deri në maj.
"Manuel Locatelli vendosi nënshkrimin e tij për një të ardhme bardhezi. Rinovimi me Juventusin deri në vitin 2028 është zyrtar. Gjithmonë një lojtar i Juventusit, Loca ka përmbushur ëndrrën e tij për të veshur fanellën në 2021 dhe vijuar deri në 2028", njofton mes të tjerash Juve.
✍️ ???????????????????????????????????? 2️⃣0️⃣2️⃣8️⃣
— JuventusFC (@juventusfc) November 9, 2023
Avanti insieme, Manuel! ????????
???? https://t.co/EcMRopw2Wy pic.twitter.com/XAP2Q2fI7m