Juventus pranë titullit, mund edhe
Milanin, bie Barcelona, ecën Bayern

Juventus pranë titullit, mund edhe<br />Milanin, bie Barcelona, ecën Bayern
Juventus ka fituar me përmbysje ndaj Milanit në "San Siro", supersfidën e javës së 32-të të Seria A.
 
Të parët në epërsi kaluan vendasit me atë të mbrojtësit Alex i cili shënoi me kokë në minutën e '18 të takimit. Gëzimi i vendasve zgjati shumë pak, pasi sulmuesi kroat, Mario Mandzukic barazoi gjithçka në minutën e '27.
 
Me këtë rezultat, skuadrat shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve. 

Pjesa e dytë e takimit nisi me revanshin e miqve, të cilët pas aksioneve të njëpasnjëshme gjetën golin e epërsisë në minutën e '65. Pas një harkimi nga këndi, Paul Pogba u gjend i lirë në zonë, duke i çuar shifrat në 2:1, rezultat ky që nuk ndryshoi deri në fund të takimit.
 
Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në kuotën e 76 pikëve, nëntë më shumë se Napoli që të dielën luan me Hellas Veronën.
 
Pas kësaj humbje, Milanin renditet në vendin e gjashtë të tabelës me 49, duke qenë shtatë pikë larg zonës Europa League.
 
Barcelona
Duket se humbja e një jave më parë në El Classico nuk ishte krejt e rastësishme për Barcelonën. Një tjetër humbje regjistrohet për katalanasit vetëm 7 ditë më pas dhe kjo nga skuadra e vendit të 9, Real Sociedad, me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i shënuar që në minutën '5 nga Oyarzabal, që titulli për Barcelonën tanimë të vihet në rrezik.
 
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique është vetëm 3 pikë larg nga Atletico Madrid, me të cilën me shumë vështirësi arriti të fitonte aktin e parë çerekfinal të Champions League, të luajtur në mesjavë. Ndërkohë Atletiko fitoi 3:1 në transfertë përballë Espanjol.
 
6 pikë larg kryet ndodhet Real Madrid, por pa shumë shpresa për të hyrë në garën për titull, 6 javë nga përfundimi i kampionatit. Madrilenët fituan pa vështirësi 4:0 ndaj modestëve të Eibar.
 
Bayern Munchen
Në Gjermani, Bayern Munchen e ka zgjatur hapin drejt titullit në Bundesligë, teksa mundësi me lehtësi në javën e 29-të Shtutgartin me rezultatin 1-3. Ekipi i vendit të tretë, Hertha e Berlinit u ndal në barazimin 2-2 me Hannover të premten, ndërkohë që Eintracht dhe Werder me humbjet e radhës rrezikojnë ndjeshëm rënien nga kategoria.
 
Nuk ishte një ndër ndeshjet më të mira për bavarezët të cilët siç duket në këtë fund kampionati janë bërë pragmatistë, duke hequr dorë nga spektakli, por diferenca me kundërshtarin u ndje. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 31, kur Niedemeier devijoi topin në portën e tij. Me fillimin e pjesës së dytë Alaba bëri shifrat 2-0.
 
Shtutgart shkurtoi shifrat në minutën e 63-të me Didavi, por Douglas Costa i shërbyer nga Lewandovski fiksoi rezultatin 1-3. Bayern për momentin është 8 pikë më shumë se Dortmund që do të luajë të dielën derbin e Gjermanisë kundër Schalke 04.
 
Në takimet e tjera të ditës në Bundesligë veçohet fitorja e Ingolstadt me Borussia Monchengladbach. Një gol në minutën e 87 nga Hartman i ka dhënë mundësinë skuadrës së Inglostadt të ngjitet përkohësisht në vendin e 8-të.
 
Në përballjen e mbijetesës Werder Bremen e humbi duelin me rivalen e drejtpërdrejtë, Augsburg. Edhe pse Werder Bremen ishte e para që kaloi në avantazh me Grillitsch, miqtë nga Augsburgu shënuan 2 herë me Finnbogason dhe Ho Hong.
 
Edhe Hamburg u mund në shtëpi 1-2 nga Darmstadt. Sulu dhe Gondorf shënuan të parët për miqtë, ndërsa goli i Holtby në minutën e 90-të shërbeu vetëm për statistikë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)