Trajneri i Bolognës, Thiago Motta është favoriti kryesor për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin tek Juventusi sezonin e ardhshëm. Footmerkato shkruan se bardhezinjtë kanë vendosur Thiago Mottën në krye të listës së tyre të dëshirave për të marrë drejtimin e skuadrës pas përfundimit të epokës së Allegrit.
Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër’, Cristiano Guintoli është admirues i madh i Thiago Mottës dhe më herët gjatë verës kishte pasur kontakte me të gjatë kohës kur Napoli kishte nevojë për një zëvendësues të Luciano Spalletit.
Kontrata e Thiago Mottës me Bolognën skadon në fund të sezonit aktual dhe rinovimi i saj momentalisht duket i pamundur duke marrë në konsideratë interesimin e madh që kanë klubet evropiane për të.
Bologna tashmë gjendet në pozitën e katërt në Serie A pas fitores 2-1 ndaj Atalantas në udhëtim, dhe janë në rrugën e duhur për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.