Juventus u eleminua nga Sevilla në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Allegri i bindur: Dua të qëndroj trajner këtu

Juventus u eleminua nga Sevilla në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Allegri i bindur: Dua të qëndroj trajner këtu

Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri këmbëngul për të qëndruar tek bardhezinjtë edhe për një sezon por për këtë gjë sipas tij vendos klubi.

Të hënën Juventus luan në fushën e Empolit, ndërsa vjen pas eleminimit nga Sevilla në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

“Unë kam folur tashmë me pronarët e klubit dhe kam shprehur mendimet e mia, por të flasësh për të ardhmen tani nuk ka kuptim, sepse do të vijnë ndeshje të rëndësishme. Unë kam një kontratë dyvjeçare dhe për sa i përket zgjedhjes sime, do të qëndroj 100 për qind. Por nuk më takon mua të vendos”- u shpreh Allegri.

Allegri mori lëvdata nga drejtuesi i Juves, Francesco Calvo për faktin se trajneri e bëri këtë sezon të ‘duket normal’ edhe kur i humbën 15 pikë. Trajneri u shpreh i bindur se mund të garantojnë pozitën e skuadrës në ‘top katërshe’ në përfundim të sezonit, duke fituar tre pikët në transfertën e ardhshme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë