ITALI - Shumë zhurmë për asgjë. Sfida më e rëndësishme për raundin e gjashtë në Serie A mes Juventusit dhe Milanit u mbyll 0-0. Momenti më deçiziv i duelit në Torino ishte në minutën e 53-të, kur Pulisic e dërgoi jashtë gjuajtjen nga 11 metra, teksa Milani provoi edhe me Leaon, por pa ia dalë të shënonte golin që do i jepte fitoren në një fushë shumë të vështirë.

Nga ana tjetër Juventusi merr barazimin e pestë radhazi mes kampionatit dhe Champions League. Megjithëse në fushë ishin David, Openda, Yildiz apo Vlahovic, vendasit nu kia dolën të shënonin, sidomos në një pjesë të parë më të mirë. Te Milani nivel të lartë tregoi sërish Luka Modric, paçka 40 viteve mbi supe.

Në ‘Maradona’, Napoli përmbysi 2-1 Genoan dhe merr kreun e Serie A, me pikë të barabarta me Romën (15). Ekhator shënoi për Genoan në pjesën e parë, ndërsa Anguissa dhe Hojlund përmbysën për ekipin e Contes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?