Juventusi u shpall sot zyrtarisht kampion i Italisë për herë të tetë radhazi pas fitores përballë Fiorentinës me rezultatin 2-1 me përmbysje.
Katër ditë pas zhgënjimit në Champions League pas eliminimit nga Ajaksi, bardhezinjtë kanë rikthyer entuziazmin te tifozët.
Ishte Milenkovic ai që shënoi golin e avantazhit në minutat e para të takimit. Alex Sandro barazoi rezultatin në minutën e 37’.
Pas pushimit ishte autogoli i Pazzella-s ai që i dha fitoren Zonjës së Vjetër duke hapur më pas shampanjën për të nisur festën.
Megjithatë për një ekip të ndërtuar për të fituar Champions League, trofeu i Serie A nuk i kënaq plotësisht tifozët...