Juventusi luan sot në orën 15:00 kundër Comos për raundin e 26-të në Serinë A të futbollit në Itali. 'Zonja e Vjetër' kërkon rikthimin te fitorja, pas dy humbjeve radhazi, ato kundër Interit në kampionat dhe Galatasarayt në Champions League.
Trajneri i bardhezinjve, Luciano Spalletti vlerësoi rivalët dhe shtoi se ka disa mungesa. Bremer, Holm, Milik dhe Vlahovic do jenë jashtë, ndërsa këtyre u shtohet edhe Kalulu, i cili nuk u fal nga Disiplina pas kartonit të kuq kundër Interit i cili u pranua që ishte i gabuar.
“I pranojmë rezultatet e fundit dhe tani duhet të vendosim se çfarë duhet të bëjmë e si duhet të reagojmë. Këtë dhimbje duhet ta përdorim si një llastik që na tërheq dhe na shtyn drejt sfidës së radhës”, tha ai.
Spalletti konfirmoi mungesën e mbrojtësit Bremer, ndërsa sulmuesi David është thirrur në skuadër, por me shumë mundësi nuk do të luajë 90 minuta. Trajneri shtoi se skuadra kundërshtare, e drejtuar nga Fabregas, është e fortë dhe e organizuar, duke e konsideruar trajnerin spanjoll si një prej më të aftëve në Itali.
Juventusi sot përballë Comos do ketë të veshur uniformën e katërt, atë bardhezi, por me vija të mëdha dhe horizontale.
Pas 25 ndeshjeve të luajtura këtë sezon, Juve me 46 pikë mban vendin e pestë në klasifikim, ndërsa Como me 42 pikë ndodhet një pozicion më poshtë.
Sot në orën 15:00 Juventusi pret Comon në Torinos për raundin e 26-të të Serie A. Trajnerët Luciano Spalletti dhe Cesc Fabregas kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të sfidës, ku shihen shumë mungesa për 'Zonjen e Vjetër'. Bremer, Holm, Milik dhe Vlahovic do jenë jashtë, ndërsa këtyre u shtohet edhe Kalulu. Te Como mungon ylli Nico Paz për shkak kartonash.
JUVENTUS (3-4-2-1): Di Gregorio; Gatti, Kelly, Koopmeiners; McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Miretti, Yildiz; Openda. Trajner: Spalletti
Të gatshëm: Perin, Pinsoglio, Conceicao, Zhegrova, Boga, Adzic, Kostic, David, Cabal, Rizzo
COMO (4-2-3-1): Butez; Smolcic, Ramon, Kempf, Valle; Da Cunha, Perrone; Vojvoda, Caqueret, Baturina; Douvikas. Trajner: Fabregas
Të gatshëm: Addai, Cavlina, Diego Carlos, Kuhn, Lahdo, Morata, Moreno, S. Roberto, Rodriguez, Tornqvist, Van der Brempt, Vigorito.
Komente









