Juventusi marshon qetësisht drejt titullit të tetë radhazi në Serinë A. Edhe pse me shumë mungesa bardhezinjtë nuk falën dhe fituan ndaj Cagliarit 2-0 në “Sardegna Arena”. Bonucci me kokë kaloi në avantazh kryesuesit e Serisë A ndërsa në fund ishte talenti Moise Kean që nga pak hapa shtyu topin në rrjetë për të mbyllur llogaritë.
Juventusi ngjitet në kuotën e 81 pikëve duke lënë Napolin larg me plot 18 pikë. Pas dy humbjeve ,vjen edhe barazimi dhe Milani harron të fitojë. Në ndeshjen e javës së 30-të të Serisë A të besuarit e Gattuso-s marrin avantazhin në fundin e pjesës së parë ndaj Udineses me të zakonshmin Piatek.
Megjithatë friulanët që luftojnë për mbijetesë barazpeshuan ndeshjen në fraksionin e dytë me Lasagna dhe Milan-Udinese mbyllet 1-1. Kuqezinjtë rrezikojnë zonën Champions./ Përgatiti Andi Kapxhiu