Juventusi merr një fitore duke mposhtur Parmën, Ronaldo dështoi të shënonte

Juventusi merr një fitore duke mposhtur Parmën, Ronaldo dështoi të shënonte

Foto nga ndeshja

Juventusi në ndeshjen e javës së tretë në Serie A, ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme pasi ka mundur Parmën me një fitore madhështore.

Mirëpo të besuarit e Massimiliano Allegrit nuk dolën të zhgënjyer pasi vijuan ecurinë pozitive, ku fituan  me rezultatin 2-1, ndërsa Ronaldo ende nuk ka shënuar golin e parë me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi kundrejt Parmës e nisi ndeshjen furishëm dhe pas vetëm dy minutave kaloi në avantazh, falë Mario Mandzukicit, i cili u tregua i shkathet pranë portës kundërshtare.

Mirëpo reagimi i Parmës të rikthyer këtë vit në Serie A ishte fantastik, me Gervinhon që realizoi golin e barazimit pas gjysmë ore lojë.

Gjithashtu Allegri e nisi pjesën e dytë duke e futur në lojë Douglas Costan në vend të Federicho Bernardeschit, dhe futja e tij e ndryshoi ritmin e ndeshjes.

Veçse Juve e ka shfrytëzuar këtë dhe e ka kthyer avantazhin përmes Blasie Matuidit.

E habitshme, Ronaldo bëri disa herë përpjekje të pareshtura nga krahu i djathtë, por dështoi të shënonte.

Gjithsesi kjo ishte fitorja e tretë e Juves që kryeson tabelën me 9 pikë të grumbulluara.

FT: Parma-Juventus 1-2

Shënues: Zhervinjo (33′) / Manxukiç (2′), Matuidi (58′)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë