Juventusi mund Interin dhe merr kryesimin, Reali mundet nga Betis dhe dorëzon kreun (VIDEO-Golat)

Në një “Allianz Stadium” që dukej si një shkretëtirë në mungesë të tifozëve Juventusi mposhti 2-0 Interin duke fituar Derbin e Italisë. Bardhezinjtë rikthehen në kryesimin e Serisë A në kuotën e 63 pikëve një  më shumë se Lazio e vendit të dytë dhe Interin e lënë 9 pikë larg në vend të tretë. Ramsey zhbllokoi shifrat duke tundur rrjetën në minutën e 55-të ndërsa goli i dytë ishte një magji e Dybala. Argjentinasi i futur në pjesën e dytë mposhti mjeshtërisht portierin Handanovic dhe vulosi rezultatin.

Real Madrid pëson humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit dhe i dorëzon shumë shpejt kryesimin në La Liga, Barcelonës. Betis fitoi 2-1 në stadiumin “Benito Villamarin” ndaj Los Blancos. Sidnei zhbllokoi rezultatin por Benzema barazoi me penallti në fundin e pjesës së parë për ekipin e Zidane. Goli i fitores për Betisin erdhi 8 minuta nga fundi nga Cristian Tello një ish-futbollist i Barcelonës.

United ka fituar 2-0 derbin e Manchesterit ndaj Cityt dhe bën që Liverpooli të jetë vetëm dy fitore larg titullit kampion.  Futbollistët e Solskjaer shënuan nga një gol për çdo pjesë me Martial dhe në kohën shtesë llogaritë i mbylli Mc Tominay./Nga Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)