Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares

Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares

Mario Mitaj në dyluftim me Kulusevskin

Mario Mitaj është e ardhmja e mbrojtjes së Kombëtares. Prej largimit të Ansi Agollit nga ai rol, trajnerë të ndryshëm provuan më shumë se tetë emra për atë rol, por prapavija e ekipit po i besohet 20-vjeçarit Mitaj.

Djaloshi i Lokomotivës së Moskës është futbollisti i momentit në ekip, me Juventusin që veçse shfaqi interes për të, e ndoqi edhe në stadium në Shqipëri 0-3 Kili, ku Mitaj ishte më i miri në fushë.

Tanimë Tuttosport në Itali bën me dije se rusët kërkojnë 8-10 milionë euro për të. Verën e 2022 ata e morën djaloshin për 3 milionë euro nga AEK-u i Athinës dhe në dritaren e transferimit të dimrit 2024 refuzuan 4 milionë euro nga Dinamo e Zagrebit për të.

Tanimë në Rusi nuk kërkojnë më pak se 8 milionë euro për shërbimet e tij dhe vera duket se do jetë e nxehtë për djaloshin e linjës së majtë. Juventus e dëshiron Mitaj këtë verë, teksa gjigandët e Italisë e shohin si lojtarin e së ardhmes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë