Juventusi nuk gjen qetësi, pritet dënim i ri për ‘Zonjën’! Kolegji i Garancive publikon raportin

Juventusi nuk gjen qetësi, pritet dënim i ri për ‘Zonjën’! Kolegji i Garancive publikon raportin

Kolegji i Garancisë ka publikuar një dokument prej 75 faqesh ku shpjegon me detaje arsyet e vendimit të rikthimit momental të 15 pikëve në renditje përshëndetje Juventusin. Çështja që u rikthye sërish në Gjykatën Federale të Apelit më 19 prill tanimë do të ketë një tjetër drejtim.

Brenda 30 ditëve do të jetë po Gjykata Federale që do të ripërcaktojë një tjetër dënim për Juventusin. Kolegji e ka caktuar si solide bazën e akuzës ndaj klubit dhe legjitim përdorimin e artikullit 4, që do të çojë kështu në një tjetër pezullim.

Mediat në Itali kanë ngritur një hipotezë se penalizimi do të bëhet në -9 pikë, ashtu siç ishte kërkuar në fillim. Sidoqoftë, nëse ndodh kështu, klubi mund t'i rikthehet sërish Kolegjit të Garancisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 09/05/2023 11:52

    MA QUESTI LADRONI D,ITALIA SONO DA R A D I A R E A VITA

    Përgjigju
    • Juventi: 09/05/2023 18:41

      Forca juve

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim