Juventus-Napoli, flet Allegri: Anchelotti është profesori, por vijmë nga e njëjta shkollë

Juventus-Napoli, flet Allegri: Anchelotti është profesori, por vijmë nga e njëjta shkollë

Alegri

Java e 7 e “Seria A” rezervon përballje spektakolare që përveç derbit Roma-Lazio do të vije edhe me një supersfidë tjetër si Juventus-Napoli. Sot kanë folur trajnerët e skuadrave, me Allegrin që fillimisht e nisi duke lavdëruar Anchelotti-n:

“Ai është profesori. Tashmë jeni duke e parë dorën e tij te Napoli. Ekipi ka marrë tiparet pozitive të trajnerit të tij. Ne jemi në një moment të mirë dhe do të përpiqemi për të vazhduar në këtë rrugë edhe nesër. Do të jetë një ndeshje e mirë, e cila në nivel të renditjes ka shumë më tepër vlera për Napolin se sa për ne.

Unë dhe Ancelotti? Gjithsecili trajner ka mënyrën e vet të punës, por në fund bëhen llogaritë. Ancelotti ka fituar shumë, unë jam në këtë rrugë. Mendoj se jemi njësoj, pasi vijmë nga e njëjta shkollë. Nëse Dybala do të jetë në fushë? Kam ende për të vendosur. Do të vlerësoj çdo gjë pas stërvitjes së pasdites së sotme. Bernardeschi në këtë kohë është paraqitur mjaft mirë.

Ata që do të luajnë patjetër nga fillimi janë: Szczesny, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Matuidi dhe Ronaldo. De Sciglio dhe Khedira do të kthehen në Udine. Gjendja e Cristiano Ronaldos? Ai është shumë mirë, por ka nevojë të përmirësohet ende. Nganjëherë, skuadra duhet t’i shërbejë më mirë, por kjo është pjesë e punës së përditshme në stërvitje.

Jam i lumtur që do ta kem në Ligën e Kampionëve për një sfidë si ajo kundër Manchester United. Ai e meriton të luajë në këtë supersfidë. Cancelo ka cilësi të jashtëzakonshme, është duke u përmirësuar edhe në sulm, jo vetëm në mbrojtje. Aspekti ku ka ende për t’u përmirësuar është vijueshmëria në lojë, sepse herë pas here zhduket”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?