Juventusi kampion i Italisë e nis me fitore Serinë A. Bardhezinjtë mposhtën minimalisht 1-0 Parmën me golin e kapitenin Giorgio Chiellini në mesin e pjesës së parë dhe siguruan tre pikët e para në rrugën e gjatë të mbrojtes së titullit kampion.VAR i anulon një gol Ronaldos.
Gola, emocione dhe polemika. Në Fiorentina-Napoli ka ndodhur gjithçka me djemtë e Ancelotti-t që fitojnë 3-4 në stadiumin “Artemio Franchi”. Në 30 minutat e para në fushë është vetëm Fiorentina që merr avantazhin me Pulgar por Napoli përmbys gjithçka me Mertens dhe Insigne që kthen në gol një penallti. Në pjesën e dytë Milenkovic barazon por Callejon e dërgon rezultatin menjëherë në 2-3. Barazon sërish Boateng por Lorenzo Insigne shënon golin e triumfit për Napolin në minutën e 67-të.
Në La Liga Real Madrid ka ngecur në barazim 1-1 ndaj Real Valladolid. Benzema me një gol të bukur në minutën e 81-të krijoi iluzionin e një tjetër trepikëshi për ekipin e Zidane por Sergi Guardiola barazoi për miqtë dhe riktheu fantazmat e sezonit të shkuar në kampin madrilène.
Në “Anfield Road” nuk pati shumë histori në ndeshjen kryesore të javës së 3-të në Premier League. Liverpool mundi 3-1 Arsenalin dhe është i vetëm në kryesim me 9 pikë të plota. Matip dhe dygolëshi i Salah vendosën takimin ndërsa Chelsea siguron fitoren e parë dhe mposhtet Manchester United.
Robert Leëandoëski është Bayern Mynih. Sulmuesi polak realizoi një tregolësh spektakolar në Gelsenkirchen dhe i dha fitoren bavarezëve 3-0 ndaj Schalke 04. Skuadra e Kovac siguron fitoren e parë në këtë edicion ndërsa kanë debutuar edhe blerjet e reja Perisic e Coutinho./ Përgatiti: Andi Kapxhiu/