Këlliçi: Vota në Kryesi, jo kundër
Bashës, analizë për humbjen

Këlliçi: Vota në Kryesi, jo kundër<br />Bashës, analizë për humbjen
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka sqaruar votën pro amendamentit të propozuar nga rivalët e Lulzim Bashës në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD. 

I ftuar në studion e Report Tv, Këlliçi tha se qëndrimi i tij nuk ka qenë kundër Bashës, por për bërjen e analizës në forumet e PD, pasi sipas tij, rezultati që demokratët morën në 25 qershor është traumatik.

"Të kërkosh analizë, nuk do të thotë se je kundër Bashës. Duhet analizë dhe analiza le të nisë nga unë, çfarë detyrash m'u ngarkuan, sa u realizuan detyrat, sa ditëm të bënim etj. Në momentin kur e pranoj këtë analizë nga vetja, s'mund të përjashtoj askënd. 

S'po them se ka qenë një votim kundër Lulzim Bashës, por për të shtuar një pikë në rendin e ditës, për të lënë një datë të dytë që Kryesia të mblidhej për analizën, sepse kemi një rezultat traumatik.

Jam i bindur që të gjithë, kush e thotë hapur, kush nën zë, janë në një mendje se në PD duhet të zhvillohet një analizë e vërtetë, jo gjueti shtrigash"
, u shpreh ai.  

Kreu i FRPD theksoi se Basha ka marrë përgjegjësitë e tij për humbjen, ndërsa theksoi se analiza duhet të udhëhiqet nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, dy forume që siç tha ai, nuk janë mbledhur ende.

Sipas tij, nëse PD arrin të bëjë analizë, atëherë ajo do të ringrihet për të dalë sërish forcë e parë.

"Z.Basha, përgjegjësitë e tij i ka marrë vetë mbi supe. Kryesia nuk është mbledhur, Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur. Këto diskutime bëhen brenda shtëpisë tonë, për ta parë njëri-tjetrin sy më sy, ku ka ngecur puna, ku s'ka funksionar.

Nëse arrijmë të bëjmë analizë, PD do dijë të ringrihet dhe do dijë të dalë forcë e parë
", theksoi Këlliçi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin