Këndoi me zë të lartë në rrugë
shqiptarja gjobitet në Zvicë

Këndoi me zë të lartë në rrugë<br />shqiptarja gjobitet në Zvicë
ZVICER-Të dëgjosh muzikë me kufje dhe të këndosh në ambiente publike, rrezikon të gjobitesh. Kështu i ka ndodhur një shqiptareje në Lozanë të Zvicrës. Sipas shkrimit të publikuar nga 20minuten.ch Nekibja 37-vjeçe detyrohet të paguajë gjobën e marrë nëntorin e kaluar (150 franga, por edhe 400 franga për shpenzimet e gjyqit.
 
Gjatë rrugës për një kurs, më 1 qershor 2016 kishte nisur të këndonte nën ritmet e këngës së njohur “I feel good” të këngëtarit James Broën.
 
Muzikën po e dëgjonte me kufje dhe po këndonte. Po aq ka mjaftuar që tre policë t’i vinin tek këmbët. Sipas tyre, qytetarët e tjerë ishin ndjerë të shqetësuar.
 
Në muajin nëntor Komisioni Policor i Lozanës i kishte shqiptuar asaj akuzën për prishje të qetësisë publike duke i vendosur një gjobë prej 100 frangash dhe taksën prej 50 frangash. Por amatorja e muzikës nuk ishte pajtuar me dënimin prandaj kishte ushtruar ankesë në gjykatën e Lozanës. “Ata më kishin akuzuar sikur unë po këndoja me sa zë kisha, edhe pse unë vetëm kisha pëshpëritur”, ka thënë ajo.
“Dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë ditës, pranë zhurmës që mbretëronte në rrugë. Po të ishte në mesnatë, do ta kuptoja dhe unë”, shtoi shqiptarja.
 
Ndërkaq, avokati i Nekibjes nuk e përjashton mundësinë që rastin e klientes së tij ta çojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut!

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar